MENU
klinika

U nis urgjent në Tiranë

Pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, vdes nga Covid-19 i riu nga Korça

16.10.2020 - 15:56

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 289 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu numrin më të madh të të prekurve që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Ndërkohë, u raportua edhe për 4 të vdekur. Më i riu prej tyre është një 37 vjeçar nga Korça, i cili nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.

Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Më herët, edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë pa pasoja.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin