Moda e shpejtë e njohur gjerësisht si “fast fashion” përtej prakticitetit, lë hapësirë për shumë kritika. Fiksimi i njerëzve për të ndryshuar sipas trendeve në fund të ditës është një ndjekje artificiale e prodhuar prej atyre që përfitojnë prej saj.
E keni vënë re se si personalitete shumë të rëndësishëm, njerëz të suksesshëm qëndrojnë gjithnjë e më tepër besnikë ndaj minimalizmit? Madje, aq sa ka nga ata që veshin thuajse çdo ditë të njëjtat gjëra. Pse e bëjnë do thoni ju kur financat janë problemi i tyre i fundit?! Ka një listë me arsye përse.
1. Më pak vendime për të marrë
Ju shpenzoni më shumë energji dhe nerva duke u menduar për kombinimin e radhës, ndërsa ata i lënë trurit hapësira për të qenë më produktivë gjatë ditës në gjëra më të rëndësishme.
2. Më pak kohë e harxhuar
Duke limituar zgjedhjet në garderobën tuaj, ju fitoni gjënë më të rëndësishme: kohën! Përgatitja në mëngjes bëhet më thjeshtë, më shpejt dhe më efiçente.
3. Më pak stres
Duke u menduar nëse kjo këmisha kombinon më mirë me fund apo pantallona jeni stresuar mjaftueshëm pa nisur ende dita. Kur zgjidhni të njëjtat gjëra, shmangni një stres dhe fokusoheni në gjëra të tjera.
4. Uniforma është ikonike
Alice Gregory, një shkrimtare nga Neë York-u, ka një sërë argumentesh për të mbrojtur idenë e të veshurit gjithnjë njësoj. Ajo e quan uniformën “ikonike”. Një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për t’u ndjerë e famshme. Krahas kësaj, uniforma është një mënyrë e mirë për të treguar pjekuri dhe protagonizëm.
5. Më pak shpenzime
Veshja “uniformë” shmang nevojën për të shpenzuar gjëra që nuk na duhen. Në fund, zerot në bankë janë shtuar si pa e kuptuar.
6. Më shumë paqe
Një garderobë e limituar, e pasur vetëm me elementët e nevojshëm do t’ju sjellë paqe dhe qetësi.
Burimi: Becoming Minimalist