MENU
klinika

Mesazhet e politikanëve

Nga Merkel tek Conte, liderët botërorë urojnë Biden për fitoren!

08.11.2020 - 09:51

Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për “arritjen e tyre historike”. Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se “kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku”! shkroi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e uroi Bidenin dhe shkroi se është e gatme të punojë me të.

“Unë përgëzoj ngrohtësisht Joe Biden dhe Kamela Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA. BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë kanë lidhjet më të thella. Unë pres që të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden.”- shkruan ajo në postimin e saj në Twitter.

Macron e uroi por edhe e paralajmëroi se ka shumë sfida të sotshme që duhen kapërcyer prandaj kërkon një marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë mes Francës dhe SHBA.

“Amerikanët kanë zgjedhur presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris. Kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!”, shkroi Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka uruar , duke vlerësuar miqësinë trans-atlantike midis këtyre dy vendeve si të pazëvendësueshme. Përmes një deklaratë zyrtare me shkrim nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë federale gjermane ajo theson se mezi pret të punojë me Biden.

“Joe Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë i uroj sinqerisht fat të mirë dhe çdo sukses dhe unë gjithashtu do të doja të uroja Kamala Harris, zëvendëspresideten e parë femër e zgjedhur në historinë e vendit tuaj. Unë pres të punoj me Presidentin Biden. Miqësia jonë trans-atlantike është e domosdoshme nëse duam të merremi me sfidat kryesore të kohës sonë”, tha mes tjerash Merkel.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas përshëndeti zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA-së duke konfirmuar se dëshironte një fillim të ri në marrëdhëniet transatlantike që kanë përjetuar trazira gjatë mandatit të Donald Trump.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau uroi sot Joe Biden dhe Kamala Harris për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara.

“Pres me padurim që të punoj me presidentin, Biden, zëvendëspresidenten, Harris, administratën e tyre dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të mund të trajtojmë së bashku sfidat më të mëdha të botës”, shkroi ai në një deklaratë.

“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris”, ka shkruar gjithashtu kryeministri kanadez në  Twitter dhe FB.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte përshëndeti popullin amerikan dhe popullin Amerikan dhe institucionet e tij për provën e tyre të jashtëzakonshme të vitalitetit demokratik, duke siguruar se dëshironte të punonte ngushtë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për riforcimin e marrëdhënies transatlantike.

“Urime popullit dhe institucioneve amerikane për provën e jashtëzakonshme të vitalitetit demokratik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për të forcuar marrëdhënien transatlantike. SHBA mund të mbështetet tek Italia si një aleat i fortë dhe partner strategjik”, theksoi Conte në një mesazh në Twitter.