MENU
klinika

“Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Trump”

Rama uron Joe Biden për “fitoren spektakolare”: Forcojmë partneritetin strategjik

08.11.2020 - 12:15

Kryeministri Edi Rama uron presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden, ndërsa fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale e cilëson si spektakolare.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama falenderon edhe presidentin Donald Trump për bashkëpunimin  me të dhe administratën e tij.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan kryeministri Rama.