MENU
klinika

Ambasadorja franceze flet nga Elbasani

“S’ka hapa pas, duhet të hapen negociatat për në BE”

10.11.2020 - 10:41

Ambasadorja e re franceze, në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, zhvillon vizitën e parë zyrtare në Elbasan në Aleancën franceze.

E pyetur për qëndrimin e Francës për integrimin e Shqipërisë në BE ajo u shpreh:

Elisabeth Barsacq: Tani jemi në një periudhë tjetër, etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në Marsin e këtij viti Këshilli Europian vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen, dhe ajo që po bëjmë tani është të shohim sesi do të negociohet në të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që duam të hapim negociatat. Sic e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit janë kushte të cilat janë vënë dhe që unë nuk po i përsëris të gjitha. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polinia, por nga Shqipëria. Kjo është situata dhe përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe me Francën dhe Shqipërinë kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri, të Agjencisë Franceze të Zhvillimit. E cila do të vijë këtu do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë Shqiptare. Të gjitha këto ne i bëjmë së bashku me vende të tjera të Bashkimit Europian se duhet ta dini së Bashkimi Europian është partneri numër një i Shqipërisë përsa i përket ndihmës publike, sa i përket projekteve të modernizimit të administratës publike. Kjo është fare normale sepse Shqipëria është një vend evropian. Pra ky është një proces pune i cili po zhvillohet, megjithatë mendoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë antëare e Bashkimit Europian. Dhe punë ime këtu, si dhe puna e të gjithë ambasadorëve të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri është të punojmë së bashku për ta ndihmuar Shqipërinë për këtë qëllim.

Paraardhësja juaj ka pas një qëndrim kritik për politikën Shqiptare, do të vazhdoni dhe ju në këtë drejtim?

Elisabeth Barsacq: Nuk kam ndërmend të kritikoj as punën e ambasadores paraardhëse, as politikën shqiptare. Sic e dini para se të marrë funksionin e tij një ambasador në Paris, fillon të formohet të marrë njohuri për vendin ku do të do shkoj. Dhe kur isha në Paris dhe po informohesha, thash vetës sime do të bëj çështë e mundur që Shqipëria një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Por kjo s’do të thotë që edhe Shqipëria duhet të bëj detyrën e vet. Dhe mesazhi që më dhanë si ambasadorë ishte “Shko atje dhe bëj ç’është e mundur që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit europian.