MENU
klinika

Masat anti-Covid

Greqia shtyn afatin e lockdown deri në 14 dhjetor

03.12.2020 - 13:57

Qeveria greke ka vendosur që të mbajë në fuqi masat që janë deri më 14 dhjetor për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë pak minuta më parë është shprehur se lockdown do të vijojë deri më 14 dhjetor, teksa u shpreh se më 7 dhjetor të hënën do të lejohen të hapen dyqanet me pakicë të artikujve thjesht sezonalë të Krishtlindjeve.

Ai u shpreh se Greqia ka shënuar një numër të lehtë në uljen e rasteve me Covid, por që nuk është aq e mjaftueshme sa të hiqen masat kufizuese.

Ndër të tjera i foli dhe për vaksinën ku tha se do të jetë falas. Petsas deklaroi se vaksinimi do të fillojë nga e stafi shëndetësor dhe më pas tek grupet e rrezikuara mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje themelor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi