MENU
klinika

Kësaj here, çifti revoltohet keq

Selena vazhdon të jetë ‘mollë sherri’ për Justin dhe Hailey-in!

05.12.2020 - 09:48

Justin dhe Hailey Bieber kanë rreth 2 vite të martuar dhe shumë të lumtur, por fansave ende s’ju del e keqja me historinë e Selena Gomez-it. Së fundmi, një fanse e zjarrtë e Jelena (Justin + Selena) publikoi një video ku ftonte gjithë ndjekësit e çiftit të bombardonin me komente negative Hailey-in gjatë Live-it që do të bënte në Instagram. 

Ideja ishte që të gjithë të komentonin duke shkruar “Selena është shumë më e mirë se ty”. Ndonëse herë të tjera ka zgjedhur të mos reagojë, këngëtari vendosi t’i dalë në mbrojtje bashkëshortes, duke i kërkuar njerëzve t’i japin fund një fiksimi të tillë që mbjell vetëm urrejtje.

Selena vazhdon të jetë 'mollë sherri' për Justin

“Doja vetëm ta ndaja këtë, vetëm që njerëzit ta dinë me çfarë na duhet të përballemi ne gjatë një dite.”- shkruan Bieber teksa publikoi gruan e panjohur që inkurajonte njerëzit të villnin vrer mbi profilin e Hailey-it,

“Kjo qënie e trishtë njerëzore po i inkurajon njerëzit që t’i thonë gruas time se lidhja që kisha më parë ishte më e mirë se kjo që kam tani. Eshtë e vështirë të ecësh në rrugë të drejtë kur shoh njerëz që përpiqen të mbledhin njerëz të tjerë për të bullizuar njeriun që dua më shumë në botë. Mendoj sa se e mjerë duhet të jetë jeta e saj meqë përpiqet ta kalojë kohën duke i bërë të tjerët të ndihen të vegjël. Jeta konsiderohet e përmbushur kur i jep vlera njerëzve. Një jetë e shpenzuar duke iu bërë të tjerëve keq të lë pa miq dhe pa gëzim të vërtet.”- shkruan Justin dhe poston fotot më romantike të tij dhe partneres, si për t’i vërtetuar botës dashurinë e madhe që kanë.

Selena vazhdon të jetë 'mollë sherri' për Justin

Nga ana tjetër edhe Hailey reagoi rreth videos së të panjohurës, duke thënë se është shumë e vështirë të përballesh me urrejtjen që shpërndahet online.

“Zakonisht unë qëndroj në heshje dhe nuk ja vë veshin këtyre gjërave sepse më duhet të mbroj veten dhe shëndetin tim mendor. Por shoh që e gjithë kjo ka shkuar në një nivel të frikshëm zemërimi dhe kjo urrejtje është totalisht e pashëndetshme dhe e trishtë. As në një milion vite nuk do t’i uroja dikujt të trajtohej në këtë formë. I uroj kësaj vajze në video më të mirat. Uroj që ajo ta gjej dashurinë, paqen dhe lumturinë që i duhet në jetë. “

Që nga momenti që çifti Bieber doli publikisht verën e 2018-ës, Hailey është përballur me sulme të panumërta online, kryefjala e të cilave ishte Selena dhe marrëdhënia me Justin.

Burimi: BuzzFeed

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain