MENU
klinika

Kishte mbushur makinën me emigrantë

Arrestohet në Elbasan 25-vjeçari nga Fieri

07.12.2020 - 12:54

Një 25 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia në Elbasan pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, në këmbim dhe të një shume prej 120 euro secili.

Sipas njoftimit, i riu i kishte marrë emigrantët në Korçë dhe kur është konstatuar nga Policia, i është bërë shenjë për të ndaluar, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin:

– R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.

Ky shtetas nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij. Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier