MENU
klinika

Elbasan

Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin

15.12.2020 - 11:43

Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është hapur Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit, i cili ka 81 shtretër për të infektuarit me virusin e rrezikshëm

“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.