MENU
klinika

Duka nga Asambleja

“MAS aktuale theu rekordin e MTKRS paraardhëse”

18.12.2020 - 12:29

Përfundoi Asambelja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së, e cila është zhvilluar online. Secili prej klubeve, me anë të delegatit që kishte të drejtën e votës, lidhi “MS Teams”, me anë të një kompjuteri dhe linje të mirë interneti.

NDRYSHIMET – Një nga çështjet që u diskutua dhe u kalua për miratim është edhe shkrirja e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Etikës në një të vetëm. Shembull për funksionimin e një trupe të tillë si Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, është struktura në UEFA apo edhe në FIFA.

STATUTI – Në këtë asamble u bënë edhe disa ndryshime në statut. Që në krye të herës, nisur nga fakti që FSHF tashmë ka një seli të re dhe adresë të re të saj, atëherë nevojitet ndryshimi edhe në statut. Gjithashtu, me shtimin e kampionateve amatore, do të duhet të shtohen në organigramën e aktiviteteve të FSHF-së.

Pasi u mbaj 1 minutë heshtje për të gjithë personat e botës së futbollit që për fat të keq humbën jetën gjatë këtij viti, fjalën menjëherë e mori presidenti Armand Duka, i cili bëri një rezyme për të gjitha zhvillimet e ndodhura këtë vit, teksa nuk nguroi të thumbonte qeverinë, teksa u shpreh ndër të tjera:

ARMAND DUKA: “Kjo situatë na ka bërë që të mblidhemi për herë të dytë në këtë mënyrë. Jemi ndër të vetmet Federata që nuk kemi anuluar asnjë garë. Dua t’i falenderoj të gjithë për respektimin e protokollit dhe mbylljen e sezonit, gjë që u reflektua në Europë me kalimin e tureve nga skuadrat shqiptare në Europë, si Tirana, Laçi, Teuta dhe Kukësi.

FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve, sipas propozimit tonë, do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar.

Nuk kërkojmë lëmoshë, por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Të dhënat tona janë një pjesë e realitetit, ku nuk përfshihen mijëra të rinj që janë përfshirë në eventet tona.

Po punojmë për implementimin e projektit për 100 fushat. Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë impenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Ne do vazhdojmë projektin dhe meqë qeveria nuk përgjigjet, ne do e mbështesim me 50 përqind.

Çdo klub, individ që do të bëjë një fushë të re standarte do mbështete me kujdes. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë  kilometra diferentizëm më shumë”, – u shpreh Duka ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i përgjigjet bojkotit të futbollit

“Futbollistët si skllevër, si punëtorë fasonesh”

Kryeministri, sërish për bojkotin e futbollit

“Messi e Ronaldo në gjyqe, ndërsa ne pa taksa?”