22.12.2020 - 10:25
Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga muzika, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.
Me një foto nga xhirimet e videoklipit, Beatrix ka pyetur ndjekësit nëse ata e kanë ndjerë mungesën e këngëtares.
“Ju mungova djema? Duke kërcyer me djallin, prapaskena.
Vjen së shpejti”, ka shkruar Beatrix krah fotos ku shfaqet në motorr së bashku me Eugentin.
Ne nuk e dimë se në cilin moment dy këngëtarët do e sjellin këtë projekt, por me siguri ky bashkëpunim do të ketë boll kuriozitet pasi mungesa e tyre është jo pak e shkurtër./revistawho.com