MENU
klinika

NBA

Bucks bien në fund, Harden nën hetim

24.12.2020 - 10:16

Pas dy ndeshjeve të djeshme, NBA ka hyrë në regjim të plotë, teksa sot janë luajtur ndeshjet e para për shumicën e skuadrave. Skuadra e Milwaukee u mund 122-121 në sekondat e fundit nga Boston, një rezultat disi surprizë.

Edhe pse Giannis Antetokounmpo realizoi 35 pikë, mbështetur edhe nga Middleton me 27, nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Brawn e Tatum realizuan 63 pikë së bashku, duke bërë diferencën në parket për Boston.

Humbet edhe Miami, që u mund 113-107 nga Orlando në derbin e Florida-s, ndërsa San Antonio shkatërroi Memphis, duke fituar 131-114. Ndeshja midis Houston dhe Oklahoma u pezullua për shkak të Covid-19, pasi skuadra e Houston nuk kishte minimumi 8 lojtarë në dispozicion.

Tre lojtarë kanë dalë pozitivë orët e fundit dhe 4 të tjerë kanë hyrë në izolim, pasi kanë qenë në kontakt të ngushtë me ta. Ndërkohë që, prej ditës së martë, Ben McLemore është në karantinë dhe të mërkurën ka nisur karantinën edhe Kenyon Martin Jr.

Te Houston mungonte edhe James Harden, që nuk është me koronavirus, por ka thyer disa rregulla anti-Covid të vendosura nga NBA. Sipas mediave amerikane, “Mjekroshi” ka qenë në një festë, në një lokal “striptease”, pa maskë dhe me shumë njerëz. Ky është një nga vendet e ndaluara me ptrotokoll nga NBA. Ndaj, për Harden ka nisur një hetim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN