MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si pastrohen mushkëritë nga toksinat e duhanit?

24.12.2020 - 10:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si pastrohen mushkëritë nga toksinat e duhanit?

Mjeku: Pirja e duhanit dëmton rëndë shëndetin dhe shkakton probleme tek disa organe. Nëse jeni duhanpirës, dhe nuk mund ta lini atë për arsye të ndryshme, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mushkërive.

Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë janë:

Xhenxhefili: Xhenxhefili ka veti antiseptike dhe antibakteriale. Kjo bimë pastron rrugët e frymëmarrjes nga toksinat e dëmshme.

Qepa: Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive.

Grejpfruti: Ky frut është i pasur me antioksidues dhe ndihmon për parandalimin nga prekja e kancerit, duke qenë se pengon rritjen e qelizave kancerogjene.

Seleni: Seleni përmban një enzimë e cila mundëson forcimin e membranës së mushkërive. Ky përbërës mund të gjendet tek ushqime të ndryshme, si veza, mishi, drithërat, peshku etj.

Shënim: Duhet të dini që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.