Është arrestuar ne oret e para te mengjesit te sotem 45-vjeçari Josif Kavaja i cili qelloi dje mbi policine dhe kercenoi “do tju vras të gjithëve”.
Operacioni per kapjen e tij rinisi kete mengjes, ku forcat RENEA nderhyne dhe gazetari i Panorama raporton se pati dhe shkembim zjarri, por forcat speciale munden ta neutralizojne 45 vjecarin brenda baneses se tij.
Çfarë ndodhi gjatë natës
“Panorama” meson se rreth ores 02:00 te nates ka pasur serish te shtena me arme zjarri nga krahu i malit nga autori, por ai ka qelluar jashte perimetrit kufizues te Reneas. Nje ore e 20 minuta me vone, raportohet se gjate nates autori ka qelluar serish me arme zjarri ne afersi te perimetrit kufizues te Reneas, mbrapa kraheve te tyre.
Ne kete moment, sherbimet policore te Reneas kane shkembyer zjarr. Pas krefjes se perimetrit te afert eshte bere e mundur gjetja e nje pushke 10- teshe dhe nje sepate si dhe njolla gjaku.
Sapo dita zbardhi, forcat RENEA rifilluan operacionin duke bere te mundur arrestimin e autorit.
Kush është Josif Kavaja, i deportuar nga Anglia, me precedentë
I dyshuari Josif Kavaja, menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë, është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët ditën e enjte.
Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndjeheshin të rrezikuar. Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë.
Ndërsa dje, shërbimet e rendit kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. I dyshuari, mësohet të jetë person me precedentë penal dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia. Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty.
Banorët e fshatit kanë deklaruar dje se ai ishte beqar dhe kishte probleme nervore. Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45- vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harxov”, të fshatin Seltë të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit.
POLICIA
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seltë në Elbasan ku një 45-vjeçar i identifikuar si Josif Kavaja, qëlloi me kallashnikov drejt banorëve dhe uniformave blu.
Sipas burimeve nga Policia, në banesën e tij është ushtruar kontroll pasi kishin informacione se mbante armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’i shpëtuar Policisë ai që ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Policia njofton se ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e 45-vjeçarit.
“Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Seltë, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën këtyre të fundit.
Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale RENEA.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia. Kjo është ngjarja e dytë brenda 3 muajve që Policia përballet me të shtëna armësh në Elbasan. Më 24 shtator, Lefter Zhidru mbeti i vrarë, pasi nuk iu bind thirrjes së RENEA-s për t’u dorëzuar, madje i qëlloi drejtpërdrejt me armë.