Shumë udhëtime me sa duket do të ndodhin. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, viti 2020 ka qenë një vit mjaftë i ngarkuar për astronautët, dhe mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft i ngarkuar, shkruan “Forbes”. Në vitin 2020 kemi parë misionin e nisjes për Mars, dy uljet e astronautëve në stacionin hapësinorë SpaceX, dhe marrjen me mostrave të asteroideve nga Hëna. Në 2021 pritet të ketë shumë misione emocionuese, duke përfshirë edhe teleskopin hapësinorë, që është një mision që është vonuar prej shumë kohësh.
Ja çfarë na pret për vitin 2021: Ulja në Mars-Ky vit do të ketë 3 misione në Mars, dy prej të cilëve do përfshijnë ulje në sipërfaqen e Marsit. Me datën 18 shkurt, NASA do të ulë një prej robotëve të tyre në sipërfaqe të planetit në kërkim të jetës së mëparshme në Mars. Një robot tjetër i krijuar nga shkencëtarët kinez do të mbërrijë në prill, dhe një tjetër nga Emiratet Arabe do të hy në atmosferë në shkurt.
Teleskopi hapësinorë i James Webb-Pas shumë vonesave, në vitin 2021 teleskopi hapësinorë i James Webb do të dërgohet në hapësirë. Ky teleskop është pasardhës i teleskopit Hubble, dhe do të niset në hapsirë me 31 tetor 2021. Ky teleskop do të pozicionohet rreth 1.5 milionë km larg tokës. Më shumë anije kozmike do të lëshohen nga Toka.Në fillim të 2021 pritet një fluturim i ngjashëm me atë të prototipit SN8, kur prototipi SN9 do të bëjë fluturime testuese, dhe shpresojnë që këtë herë do të arrij të bëjë uljen siç duhet. Kjo anije kozmike ka për qëllim të dërgojë njerëz në Mars. Elon Musk ka thënë se është 80-90% i sigurt se ky prototip do ia dali.
Raketa të reja-Përpos anijeve kozmike, në vitin 2021 ne gjithashtu do të shohim disa raketa tek nisen me sukses për herë të parë. Më e rëndësishme është SLS e NASA, që ka për qëllim të dërgojë njerëz në Hënë në vitin 2024.
Boeing do të nisë njerëz nga toka-Kompania Boeing kishe pasur në plan të dërgoj njerëz në hapësirë në vitin 2019, mirëpo si pasojë e disa problemeve gjatë testimeve, plani u shty. Besohet se testimet do të jenë të suksesshëm, dhe nisja do të bëhet gjatë 2021.
SpaceX do të marrë anëtarë të rinjë-SpaceX do të pranoj grupin e tretë me astronaut në mars të vitit 2021. 4 astronaut do të nisen në mars, dhe gjithashtu një skuadër tjetër komercialiste do të niset në tetor të vitit 2021, ku besohet se edhe Tom Cruise do të jetë në bord, transmeton lajmi.net.
Misionet në Hënë-Disa misione në Hënë priten të zhvillohen këtë vit. Njëri prej tyre, në korrik do të ketë ulje në Hënë, në regjionin e quajtur Lacus Mortis. Gjithashtu edhe India do të bëjë nisjen e parë për në Hënë këtë vit.
Nisja e Lucy-Me 16 tetor, NASA do të nisë pajisjen hapësinore Lucy, për të studiuar asteroidet e Jupiterit. Lucy do të kaloj 12 vite duke udhëtuar dhe studiuar gjashtë nga këto asteroide.