MENU
klinika

Lumi Drin vijon të gërryejë toka bujqësore

Situata në Shkodër/ 1595 hektarë të përmbytur

10.01.2021 - 09:57

Sipërfaqja totale e përmbytur nga reshjet e shumta të shiut  në Shkodrës është 1595 hektarë.

Rruga Obot vazhdon të jetë e bllokuar për mjetet e ulëta dhe e kalueshme vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Sipas njoftimit nga bashkia Shkodër, është bërë lajmërimi i hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

Hidrometri në Dajç në orën 09.00, shënon kuotën 6.28 m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 09.00,shënon 8.45 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 09.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1595 Ha

1. Tokë e pakultivuar 493 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1003 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë dekorative 40 Ha
5.Pemtore 4 Ha

Nj.A. Ana Malit
1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 880 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 200 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 658 Ha
• Grurë 20 Ha
• Pemtore 2 Ha

Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 245 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha
• Bimë dekorative 40 Ha
• Grurë 35 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
• Tokë e pakultivuar 5 Ha
• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha
2. Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

-varke lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN