Një natë e paimagjinuar në këtë fazë të kupave në ligat europiane. Vuajtje deri në minutën e 120-të, por më në fund kualifikim! Juventusi ia del të eliminojë Genoa në atë që duhet të ishte një ndeshje e lehtë dhe shëtitje, duke qenë se u zhbllokua pas 2 minutash me Kulusevski.
Goli i dytë nga Morata e bëri edhe më në dishezë Kupën e Italisë për Juventusin me shumë mungesa dhe të rinj në fushë (kryesisht nga Juventusi U-23). Por, pas golit të Cyborra me kokë, në pjesën e dytë do të ishte Melegoni ai që me një goditje të bukur dhe të harkuar nga jashtë zone do të gjente 2-2.
Shumë raste të shpërdoruara nga bardhezinjtë dhe Pirlo që hedh në fushë edhe Ronaldon. Megjithatë, në shtesë e zgjidh Rafia, tuniziani i bardhezinjve i marrë nga Lyon dhe në debutimin e tij me Juventusin (luan me U-23).
Rezultat i bujshëm në Kupën e Gjermanisë. Bayern Munich është eliminuar në 1/16-at e kompeticionit nga Holstein Kiel, skuadër e kategorisë së dytë.
Bavarezët kanë kaluar dy herë në avantazh me Gnabry (14′) dhe Sane (48′), por nuk kanë arritur ta ruajnë atë, duke u ndëshkuar nga Bartels (37′) dhe Wahl (95′). Sfida është vendosur nga lotaria e penalltive që është fituar nga vendasit pas gabimit të spanjollit Roca për Bayern-in.
Në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, Barcelona ka fituar me penallti ndaj Sociedad. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ku mungonte Messi. Barcelona pret në finale fituesin e Real Madrid-Athletic Bilbao.