MENU
klinika

Kalimi vetëm me zinxhirë

Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, ngrica në rrugë

16.01.2021 - 09:41

Dëbora ka vijuara të bjerë me intensitet të lartë edhe gjatë natës në qarkun e Korçës duke bërë që në disa zona trashësia të arrijë në 20 cm.

Temperaturat në zonë janë tepër të ulëta duke shënuar -6 gardë celsius, ku ngrica janë prezente në rrugë.

Kalimi në këtë akse bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës vijojnë të jenë të izoluara komuna e Dardhasit të Sipërme po ashtu edhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit.