Komisioni i specialisteve te epidemiologjisë ka dhenë dritën jeshile për lehtësimin e disa prej masave kufizuese ne Greqi, duke pare edhe statistikat e fundit ne vend ku vërehet se numri i pacienteve ne terapi intensive është ulur e po ashtu edhe numri i te prekurve.
Vazhdon te kryhet lëvizja e njerëzve pasi marrin aprovim me sms, si dhe do të hapen te gjitha bizneset e vogla prej datës 18 Janar.
Konsumatoret për te kryer blerjen e një artikulli ne një dyqan te caktuar kane ne dispozicion vetëm dy ore.
Vazhdojnë te jene ne fuqi numri i caktuar i personave për 1 m katror ne te gjitha dyqanet ne baze te madhësisë se tyre si dhe rregulli i distancës prej 2 metrash midis klientëve gjatë kohës së pritjes në arkë.
Janë rritur me 50% gjobat për individë dhe kompani. Ne zonat me numër te larte te prekurish do te funksionojnë vetëm qendrat tregtare me blerje elektronike ose përmes telefonit.
Klientët do te mund te shërbehen vetëm pasi ndodhen ne listën e personave qe kane mbyllur takim për blerje ne një ore te caktuar.