17.01.2021 - 10:46
Teksa vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celsius. Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale në këtë qark nuk paraqet probleme, ndërsa akset janë të hapura dhe të kriposura.
Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir, në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se Bashkia e Korçës po punon për hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit.
Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet që të ketë pasur probleme me energjinë elektrike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Parashikimi i IGJEUM