MENU
klinika

"Jemi duke pritur për detajet e fundit"

Maqedonia e Veriut do të furnozohet me vaksinat kineze

26.01.2021 - 12:34

Maqedonia e Veriut do të furnizohet me vaksinat kineze të “Sinovac” dhe “Sinofarm”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe. Në një intervistë që ka bërë për emisionin “360 gradë” në TV Alsat, ai tha se kanë krijuar kontakte me prodhuesit e vaksinës me anë të Ambasades kineze në vend.

Ai tha se janë duke pritur detajet e fundit në lidhje me kontratën dhe se në fund të kesaj javë bëson se çdo gjë do të jetë gati. Më tej ai foli edhe për vaksinën e Pfizer ku tha se kompania momentalisht ka probleme me kapacitetin dhe shpërndarjen e vaksinave, duke bërë që shumë vende evropiane ta padisin.

“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Pfizer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia do të ndërpres procesin e imunizimit dhe kjo është diçka që na bën të punojmë praktikisht në të gjitha fushat për të siguruar një proces integral, pa pushim, që nga momenti i fillimit të imunizimit, natyrisht me të gjitha vaksinat e sigurta”, tha Filipçe.

Në lidhje me efikasitetin e tyre, apo problemet që mund të sjellin, Vensko tha se certifikatat dhe dokumentet që prodhuesit posedojnë janë të plota dhe të përshtatshme.

“Dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë. Kjo është pikërisht ajo që ata kanë analizuar për pothuajse të gjitha vaksinat që tani janë në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe, natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e tyre,” pwrfundoi ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 90,717 persona me Covid, ndërsa 2,791 të tjerë kanë humbur jetën.