Mariah Carey është hedhur në gjyq nga motra e saj për 1.25 milion dollarë me pretendimin se “The Meaning Of Mariah Carey” i shkaktoi “shqetësim të madh emocional”. Alison pretendon se Mariah trilloi histori për të promovuar shitjet e librit të saj.
Shtatorin e kaluar, këngëtarja publikoi librin në të cilën shkruante se motra e madhe, Alison Carey e kishte droguar kur kishte qenë fëmijë, ndërsa i vëllai e kishte dhunuar fizikisht. Alison pretendon se Mariah nuk ia dha kurrë një mundësi për t’ju përgjigjur pretendimeve në libër dhe se ajo nuk tregoi prova për të vërtetuar akuzat, të cilat ajo i kundërshton.
Alison është arrestuar më parë për ndërhyrje në prostitucion në të kaluarën, në një kohë kur po luftonte me abuzimin me alkolin. Më tej, ajo shton se motra e famshme përdori statusin e saj si një figurë publike për ta sulmuar, duke gjeneruar tituj të bujshëm.