MENU
klinika

Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut viziton sot Tiranën

05.02.2021 - 09:22

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe misionit të përbashkët ndërkombëtar.

Në orën 09:45 Bujar Osmani pritet të takohet me ministren për Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhaçka, ku do të mbajnë dhe një deklaratë për shtyp.

Vizita konfirmohet nga vetë Osmani i cili ka publikuar një status në facebook ku thotë se do të vizitojë zyrat e Fondit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, ku Maqedonia e Veriut ka marrë kryesimin.

“Në prag të vizitës së nesërme oficiale në Shqipëri, mundësi e mirë për të vizituar zyrat e Fondit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Maqedonia e Veriut nga janari i këtij viti ka marrë kryesimin me ËBF, përmes të cilit do ta prezantojmë kontributin tonë drejt avancimit të bashkëpunimit rajonal në drejtim të ambicieve evropiane të të gjithë rajonit”, shkruan Osmani.