09.02.2021 - 10:13
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me trupin e pajetë, i cili një ditë më parë u gjet i pajetë buzë detit në Vlorë. 30-vjeçari ende nuk është identifikuar, ndërkohë që nga ekspertiza ka rezultuar se ai kishte hematoma në kokë, çka shton dyshimet se mund të jetë dhunuar.
Një shenjë që mund të identifikojë 30-vjeçarin është një tatuazh me një kafkë në njërën dorë.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç”, sqaron dje policia.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dyshimet e para
E rëndë në Durrës, gjendet një trup pa kokë
Tragjedia e futbollistit
Autopsia, trupi i gjetur është i Sala
Tuneli në Gjuraj