10.02.2021 - 11:43
35 mësues janë prekur nga koronavirusi në 10 ditë në qytetin e Elbasanit.
Inspektorët kanë vijuar kontrollet për respektimin e masave nga qytetarët dhe jo vetëm.
Në këtë qytetet raportohet se nuk ka probleme në aplikimin e testeve të shpejta. Sa i përket qarkut të Elbasanit janë rastet aktive janë 1539 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa Drejtoresha e Arsimit në Elbasan ka konfirmuar se edhe rasteve të dyshuara për Covid i është bërë tamponi për koronavirus.
Një tjetër shqetësim që gazetari sjell në vëmendje është zona e Spillesë në Kavajë për të cilën raportoi se në 6 ditë kanë humbur jetën 5 persona, duke shtuar se situata në institucionet arsimore është shqetësuese.