Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për ndihmë kundejt fitimit ndaj emigrantëve të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” është vënë në pranga shtetasi P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i plotë:
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, me një mjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas.
Procedohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq.
Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.