Një 32-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Alban Hidrin, baba i një fëmije 2 vjeç, i cili humbi betejën me koronavirusin.
Raportohet se i ndjeri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe prej një jave ishte intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ndër të tjera, mësohet si i ndjeri ishte kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Rrasë.
Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, miqtë e tij shkruajnë: “Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19. Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.