MENU
klinika

Analiza nga Bloomberg

Si bllokimi i Suezit ekspozoi dobësitë e civilizimit tonë të zhvilluar?

28.03.2021 - 18:07

Një erë ishte gjithçka duhej për të ndalur rrjedhat globale të kontejnerëve dhe dërgesat e naftës. Anija EverGiven që bllokoi kanalin e Suezit këtë javë ka ndërprerë një rrugë që pret më shumë se 10% të tregtisë ndërkombëtare.

Një pjesë e kësaj situate ishte fatkeqësi e rastit: Egjipti ka zgjeruar pjesë të kanalit për të mundësuar trafik të dyanshëm dhe për të akomoduar transportues më të mëdhenj. Anija EverGiven doli nga kursi dhe ngeci në një pjesë të rrugës ujore që është akoma e ngushtë.

Por është gjithashtu një kujtesë që edhe një civilizim i përparuar si i yni ka pika të dobëta. Dhe ne shpesh nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme atyre derisa diçka shkon keq.

Projektuesit e sistemeve përpiqen të shmangin këto pika të dobëta, në mënyrë që rrjetet e transportit, energjisë dhe komunikimit të jenë në gjendje të përballojnë sulmet ose fatkeqësitë e papritura. Interneti, për shembull, u konceptua si një sistem i decentralizuar që është shumë i vështirë për t’u thyer, ashtu si Bitcoin.

Por, infrastruktura globale, , ka ende një numër befasues të pikave të dobëta. Këto mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar, pasi krijimi i opsioneve rezervë është i shtrenjtë dhe kundërshton ekonominë e shkallës. Rezultati është se qeveritë tani janë më njohëse të fuqisë politike dhe ekonomike të mbajtur nga ata që kontrollojnë pikat.

Por së pari, përsëri te kanalet. Kanali i Panamasë (i cili lidh oqeanet Atlantik dhe Paqësor), Kanali i Suezit (që lidh Mesdheun dhe Detin e Kuq) dhe Ngushtica e Hormuzit (në grykën e Gjirit Persik) janë vendet ku anijet e kontejnerëve dhe anijet e naftës detyrohen të lundrojnë në pasazhe të ngushta.

Për dekada këto rrugë ujore janë njohur si zona me rëndësi të madhe strategjike dhe si të ndjeshme ndaj sulmeve ushtarake ose terroriste. Irani ka përdorur shpesh ngushticën e Hormuzit për të ushtruar presion ndaj fuqive të huaja.

Dikush mbase mund të justifikojë dobësitë që vijnë nga bota natyrore sikurse këto kanale, por ne nuk duhet të pranojmë pikat e dobëta të sferave ekonomike që i kemi totalisht ne si civilizim nën kontroll.

Konsideroni energjinë. Fakti që Evropa merr pjesën më të madhe të gazit të saj përmes tubacioneve që përshkojnë Ukrainën është një pikë e dobët. Gjermania ka krijuar një tjetër: tubacionet binjake të gazit Nord Stream që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik. Shqetësimet e SHBA-ve se këto do të dobësojnë Evropën Lindore dhe do të rrisin varësinë e Gjermanisë nga Rusia janë legjitime.

Në fushën e financave, triliona dollarë instrumente financiarë janë të lidhur me normën ndërbankare të Londrës, i cili rezultoi se ishte i lehtë për tu manipuluar në vitet pas krizës financiare të vitit 2008. Në mënyrë të ngjashme, Evropa është mbështetur prej kohësh në sistemin e pagesave Swift dhe dollarin amerikan, por kjo varësi u vu në pikëpyetje në 2018 pasi nuk ishte dakord me SHBA rreth sanksioneve të Iranit.

Në teknologji, njerëzit kanë paralajmëruar për vite me radhë që SHBA ka nevojë për një mbështetje tjetër për Sistemin Global të Pozicionimit (GPS), infrastrukturën e navigimit me bazë satelitore që mbështet pjesën më të madhe të ekonomisë moderne dixhitale. Sistemi mund të manipulohet ose të prishet. Ajo ende nuk ka zhvilluar një të tillë.

Gjysmëpërçuesit ama janë kulmi i pikave të dobëta të infrastrukturës ekonomike globale. Një mungesë globale e çipave kompjuterikë gjatë Covid ka detyruar prodhuesit e makinave të grisin planet e prodhimit. Pushimi është i përkohshëm, por kjo nuk hedh poshtë problemin e vërtetë: Shumë pak kompani janë në gjendje të prodhojnë gjysmëpërçues të përparuar, për shkak të sfidave teknike dhe kostos së madhe. Më e rëndësishmja prej tyre, Taiwan Semiconductor Manufacturing Co., bazohet në një ishull që është nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Pekini.

Asnjë nga këto probleme nuk zgjidhet lehtë. Jo vetëm që ekzistojnë ambicie gjeopolitike në lojë, por gjithashtu ka shkëmbime ndërmjet ndërtimit të një rezistence dhe efikasiteti më të madh. Përforcimi i zinxhirëve të furnizimit është i shtrenjtë.

Por, sepse përforcimi ofron mbrojtje dhe për këtë arsye është një e mirë publike, ekziston një argument që qeveritë duhet të luajnë një rol në krijimin e tij. Politika antitrust, për shembull, mund të përdoret për të sfiduar monopolet dhe për të nxitur më shumë konkurrencë.

Sepse të kesh një pikë rezervë mbështetëse është mjaft e dobishme. Ne e mësojmë këtë kur na bie çatia mbi kokë, ose kur një anije e quajtur EverGiven bllokohet në Kanalin e Suezit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ "Një nga ndërprerjet më të mëdha në tregtinë globale..."

Një plan C për të hapur kanalin e Suezit

Nga Russian Today/ "Nëse bllokimi zgjat..."

Pse bllokimi i kanalit të Suezit mund të rrit çmimin e naftës?

Nga Bloomberg/ Ndaloi 9.6 miliardë dollarë në një ditë

Si ndikon bllokimi i Suezit në tregjet globale?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!