Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët në Librazhd Qendër.
Balla theksoi se PD në Librazhd nuk ka ngulur një gozhdë, duke shtuar se në këtë zonë, kurrë më parë nuk është investuar, më shumë nga se janë kryer investime në tetë vitet e fundit.
“Në Librazhd Qendër, problem ka qenë uji i pijshëm, që ka qenë i dëmshëm për shëndetin. PD ju ka gënjyer gjithmonë. Luli gënjen kur e pyet sa është ora. PD nuk ka vënë një gozhdë në Librazhd.
Librazhdi kurrë nuk ka marrë më shumë investime se në këta tetë vjet. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 30 vjet, prandaj vota juaj ka shumë rëndësi”, u shpreh Balla.