Pranvera është jo vetëm stina më e bukur e vitit, por edhe stina më e shëndetshme për pjesën më të madhe të njerëzve. Drita, ngjyrat, rrezet e diellit, lulet dhe çdo cicërimë zogjsh, zgjon edhe tek natyra njerëzore gjallëri dhe hare. Duket sikur nis një jetë e re dhe njëkohësisht e bukur si vetë stina.
Por kjo stinë nga ana tjetër, sjell një sërë alergjishë që lidhen me lulëzimin e bimëve. Ky është dhe problemi madhor i stinës së bukur. Alergjitë më të mëdha shfaqen me prekjen e rrugëve të frymëmarrjes, por të shpeshta janë edhe prekjet në lëkure. Ato shfaqen me skuqje, të krojtura dhe shqetesime që të prishin kualitetin e jetës dhe të lënë pa gjumë.
Nga ana tjetër, rrezet e diellit në pranverë, janë shumë të shëndetshme dhe shumë të dëshiruara nga të gjithë. Kjo është arsyeja që ne biem në “kurthin” e tyre dhe në këtë periudhë pësojme dëme si melazmat ose dhe diegiet e para kryesisht në fytyrë.
Kremrat me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB, në stinën e pranverës, e ndihmojnë lëkurën të marrë ngjyrë të bukur dhe njëkohësisht të jetë e shëndetshme.
Duke aplikuar një krem të tillë në mëngjes, lëkura arrin të përthithë rrezet e dobishme dhe selekton e refuzon rrezet që japin njolla në lëkurë, shkaktojnë rrudha dhe plakje të saj, djegie dhe më vonë kancere të lëkurës. Kujdesi për lëkurën në këtë periudhë nuk fillon e mbaron me një krem me faktorë mbrojtës. Larja dhe pastrimi i thellë i saj largon pluhurat dhe sidomos agjentet alergjikë, të shumtë në këtë stinë, të cilët gjithashtu ndikojnë në dëmtimet e qelizave të lëkurës. Përzgjedhja e një kremi ushqyes për në darkë, sipas moshës por edhe problematikave e nevojave të çdo tipi lëkure, e përmbyll më së mirë, kujdesin personal të çdo personi.
Lëkura e trupit, është shumë më e mbrojtur nga të gjithë faktorët e jashtëm të stinës së luleve, por dhe të stinëve të tjera. Ajo ekspozohet më pak ndaj tyre për arsye se është e mbuluar. Nuk është në kontakt direkt me alergenet, rrezatimet, papastërtitë, të ftohtin
dhe të ngrohtin. Kujdesi në këtë stinë për lëkurën e trupit duhet të përqendrohet tek veshja e përshtatshme, me qëllim ruajtjen e balancave të shkëmbimit të ujit dhe
lëndëve të tjera si kripërat dhe yndyrnat. Të gjitha këto arrihen me anë të djersitjes fiziologjike gjatë aktiviteteve sportive, që është shumë e shëndetshme dhe djersitjes së sforcuar nga veshjet jo komode (me trashë seç duhet, sidomos gabimi që bëjnë ne-
nat me fëmijët, apo dhe veshjet që nuk lejojnë ajrim të mirë të lëkurës). Hidratimi me kremra në këtë stinë duhet të jetë normal, kryesisht pas dushit.
Përdorimi i kremit fotombrojtës, nuk ka moshë. Të gjithë duhet ta përdorin dhe në të gjitha stinët. Në fëmijëri lëkura e pambrojtur nga rrezet e diellit, pëson dëmet e para të cilat shfaqen në moshat madhore. Djegiet që ndodhin në fëmijëri, lënë gjurmët e tyre në epidermë dhe dermë, të cilat me kalimin e viteve japin keratozat aktinike dhe kanceret e lëkurës.
Kujdes të veçantë në lëkurat e fëmijëve u duhet kushtuar nishaneve, të cilët duhet të lyhen me kremrat fotombrojtës më shpesh se pjesa tjetër e fytyrës apo trupit.
Megjithatë duhet theksuar që rrezet e kësaj stine të bekuar, janë shumë të shëndetshme dhe rrisin imunitetin e fëmijëve, marrin pjesë në proceset fiziologjike të domosdoshme jetësore të qelizave të lëkurës dhe organeve të tjera. Lum ai që di t’i marrë me kujdes dhe të përfitojë nga të mirat e tyre!
Në moshat e treta, dielli i kësaj stine është jetë dhe gjallërim. Qëndrimi në rrezet e diellit nuk ka efekte të rrëzikshme në këtë periudhë, pasi fortësia e tyre nuk është maksimale, sipërfaqja e zbuluar është e vogël dhe qëndrimi.
Kujdesi ndaj lëkurës në pranverë, mbroni nishanet jo për kohë të gjatë për arsye të vetë aktivitetit fizik të moshës. Në këtë periudhë duhen trajtuar nga mjeku dermatolog edhe shenjat kafe ose plagët e vogla ekzistuese, kryesisht në fytyrë tek të moshuarit (keratozat aktinike, seboroike, etj).
Kremi fotombrojtës duhet përdorur pa ndërprerje, por ndoshta në këtë periudhë me SPF 20 deri në 30.
Pranvera është stina më e bukur në të gjitha aspektet (për mua të paktën (qesh). Edhe për trajtimet kështu është. Të gjitha procedurat mund të bëhen dhe lëkura ndrin nën rrezet e buta dhe të bukura të diellit, nën veprimin e trajtimeve dermoestetike. Mezoterapia dhe plazmotrapia, janë të përzgjedhurat e stinës. Ato e rinojnë dhe i japin jetë lëkurës njëlloj si pranvera.
Qetësimi i rrudhave me injeksionet e botoxit, e bën njeriun ta presë verën i lumtur. Në këtë periudhë i kushtohet shumë rëndësi edhe trajtimit të celulitit. Në klinikën time dhe në praktiken dermatologjike, rekomandohet RF (radiofrekuenca) dhe mezoterapitë me solucione të cilat shkrijnë qelizat dhjamore qoftë në sipërfaqe të lëkurës, qoftë në thellësi të saj. Të gjitha procedurat rekomandohet të shoqërohen me aktivitet fizik dhe ushqim të
shëndetshëm.
Këshilla
Këshilla ime e rëndësishme është të mbroni nishanet të gjithë. Vetëm ato mund të rrezikojnë jetën, të tjerat kanë zgjidhje. Të gjithë duhet ta shijojnë diellin dhe bukurinë e kësaj stine sepse rrezet e këtij dielli janë shumë të shëndetshme.
Ama, një krem fotombrojtës, vëreni çdo ditë. Lëkura e mbrojtur me kremra në këtë periudhë, merr ngjyrë të mrekullueshme dhe krijon mekanizmat e vetë mbrojtës ndaj rrezeve të demshme që shtohen në stinën pasardhëse. Nëse jeni duke marrë kontraceptive, antibiotikë ose jeni në periudhën e bekuar të shtatzanisë, mbrohuni shumë nga dielli i pranverës. Ai ju bën me njolla kafe në trajtë fluture në fytyrë. Ruani fëmijët e vegjël nga djegiet se është shumë e rëndësishme për të ardhmen e largët të tyre.