MENU
klinika

Ka qenë ajo shkaku?

Flet gruaja që mendohet se i dha fund lidhjes së Jennifer dhe Alex

18.04.2021 - 09:34

Pas shumë aludimeve, ditën e djeshme Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez pranuan me gojën e tyre ndarjen. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.

Ndërkohë sot burime pranë J.Lo zbuluan se në fakt kanë qenë dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy, që lidhja e tyre të shkonte drejt fundit.

“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Madison LeCroy pas gjithë kësaj situate dhe dyshimeve të forta se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së çiftit? Kur është pyetur në lidhje me ndarjen e Jennifer dhe Alex ylli i “Southern Charm” është përgjigjur shkurt për “Page Six”:

“Ju uroj atyre më të mirat!”.

Kur iu tha fillimishte se Alex dhe Jennifer ishin ndarë, LeCroy ka thënë “më kapët të papërgatitur”.

Kujtojmë se gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-shoë. Në epidosin e fundit të shoë-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre. Mesa duket deklarata e LeCroy-t nuk ka qenë aq e vërtetë dhe akuzat që janë hedhur për të e Rodriguez kanë qenë të vërteta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN