MENU
klinika

Pritet një zgjidhje

Stadiumi i ri i Partizanit, punimet kanë ngecur

21.04.2021 - 11:26

Kriza nga pandemia ka prekur edhe sportin, më shumë se këdo futbollin, që në mungesë të tifozëve në stadiume, ka ndikuar direkt në arkat e klubeve. Edhe në Shqipëri klubet po vuajnë, qoftë ky edhe Partizani, që ka financa më të shëndosha.

Kjo është arsyeja pse stadiumi i ri nuk po mbaron. Punimet kanë ngecur prej muajsh të tërë, kjo edhe për faktin se nuk do të kishte kuptim të inaugurohej tani pa spektatorë.

“Demat” do të kenë një shtëpi të tyren, një stadium dhe gjithë kompleksin stërvitor. Pritet të gjendet një zgjidhje që ekipi të hyjë në shtëpinë e vet, që shpresohet të jetë në një stadium të mbushur me tifozë dhe një ditë feste për Partizanin, që po lufton për titullin kampion.