MENU
klinika

Pas vdekjes së Philip

Mbretëresha ndryshon këtë detaj në rrjetet sociale

26.04.2021 - 09:34

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.

Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Pas vdekjes së Princit Philip, llogaritë e familjes mbretërore në mediat sociale ndërruan fotografitë e profilit duke i kthyer ato në bardhë e zi.

Imazhi kryesor, i cili ishte një foto e stemës së Mbretëreshës, është zëvendësuar me një fotografi nga afër të Madhërisë së saj gjatë një vizite në selinë e MI5 në shkurt të vitit 2020.

Ky ndryshim në fakt fsheh një detaj, pasi imazhi i mëparshëm tregonte Mbretëreshën me Princin Philip të dukshëm në sfond ndërsa tani Mbretëresha është vetëm.

“Një fotografi e bukur, por një ndryshim i trishtë. Foto shumë e bukur, Mbretëreshë shumë e bukur, por … kaq e trishtuar, aq e trishtuar”, vunë re vëzhguesit mbretërorë.

Llogaria drejtohet nga anëtarët e zyrës së Mbretëreshës dhe ofrontë reja, fotografi dhe video nga Pallati Buckingham në lidhje me punën dhe aktivitetet e Elisabethës dhe familjes së saj.

Kujtojmë se për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili stilist shqiptar ia qepi fustanin?

Bella Thorne fejohet si një shqiptare e vërtetë