MENU
klinika

Trajneri francez

Zidane: Absurde të përjashtosh Realin nga Champions

26.04.2021 - 15:04

Nesër luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea. Kjo sfidë mori vëmendje edhe për një fakt tjetër, pasi për një moment u përfol për përjashtim të ekipeve që krijuan Super League Europiane.

Trajneri Zinedine Zidane ka folur në konferencën për shtyp edhe për këtë temë, duke theksuar se është absurd fakti që për klubin e tij të ketë sanksione, ndërsa shton se të gjithë e duan Realin në Champions.

“Është absurd që të ketë sanksione apo përjashtim për ne. Ndoshta po flitet shumë për Superligën, por nuk e kontrollojmë. Unë duhet të mendoj për fushën, besoj se të gjithë duan ta shohin Realin në Champions. Duhet të përqendrohemi te ndeshja, është një ndeshje e rëndësishme dhe dua më të mirën.

Chelsea është një skuadër që sulmon dhe mbron mirë, duhet të kemi kujdes në mbrojtje. Duhet të jemi në versionin më të mirë, ne nuk zgjedhim mes kampionatit dhe Champions. Në të dy kompeticionet jemi gjallë, edhe pse kemi pasur shumë probleme. Duhet të japim gjithçka dhe të mendojmë se gjithçka është e mundur”, – u shpreh Zidane.