MENU
klinika

“Basha të japë dorëheqje të parevokueshme”

“Grupi për PD” kërkon reformimin e Partisë Demokratike: Propozimet tona

06.05.2021 - 11:34

“Grupi për PD” i krijuar brenda Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit aktual, Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat, Edit Harxhi pjesë e këtij grupi tha se çështja nuk është vetëm tek zgjedhja e kryetarit të ri, por te reformimi që duhet t’i bëhet partisë.

“Ne e kemi theksuar, se këtu nuk është çështja e një kandidati që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, PD e ka një kandidat që është Fatbardh Kadilli, do ketë edhe shumë të tjerë, por këtu është çështja e reformimit. Dorëheqja e kryetar të PD duhet të jetë e menjëhershme dhe e parevokueshme dhe më pas të diskutojmë modalitet. Nuk është gara për kryetarin e Partisë, por është vizioni. Ne po themi që na duhet një reformim”.

PROPOZIMET

Po ashtu, Edit Harxhi prezantoi edhe propozimet e “Grupit të PD”, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

“Ne si ‘Grupi për PD’, një grup brenda PD propozojmë një reformim të thellë të PD.

1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.

Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike, vetëm kjo parti mund të përfaqësojë vendin dhe vetëm kjo PD mund të fitojë. Në si grup për PD jemi një grup i hapur, bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhen rreth vlerave idealeve të PD.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN