MENU
klinika

Propozimet

Qeveria e M. e Veriut vendos sot për masat e reja

11.05.2021 - 09:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mblidhet këtë të martë të të analizuar situatën anti Covid.

Ndërkohë mësohet se tema kryesore e seancën e sotme të qeverisë do të jetë zbutja e masave të paraqitura për shkak të pandemisë me COVID-19.

Atë që po propozon Shtabi i Krizës është që ora policore të fillojë në orën 24:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00 Një propozim tjetër që është propozuar është që të hapen çerdhet për më shumë fëmijë dhe palestrat. Ndërkohë pritet që masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër, 12 maj.