MENU
klinika

Mali i Zi nuk dërgon ushtarë në KFOR

Gjukanoviç kundër qeverisë pro-serbe: Janë kundër pavarësisë…

18.05.2021 - 16:36

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike Jens Stoltenberg deklaroi në Bruksel se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Komentet e tij erdhën, pasi qeveria malazeze u shpreh kundër dërgimit të një njësie këmbësorie në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, lëvizje kjo, të cilën e justifikoi me pandeminë e koronavirusit.

Do ta mirëprisja kontributin e Malit të Zi sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë e mbare rajonin”, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin malazez, Millo Gjukanovic.

Gjukanovic, i cili ka përplasje me qeverinë e vendit të tij, u shpreh se nuk ekziston asnjë arsye përse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it.

Kjo, tha ai, mund të lidhet më shumë se “hamendje të natyrës politike”. “Dyshimet përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, u shpreh Gjukanovic, duke kujtuar sesi qëndrimi i qeverisë së mëparshme malazeze ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

Vendimi i ekzekutivit të Malit të Zi për të mos dërguar trupa në Kosovë u parapri nga një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministri Zdravko Krivokapic, që vijnë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (FD), një parti pro-ruse, se do të konsiderohen përgjegjës, nëse e hedhin një hap të tillë.

Vendimin për pjesëmarrjen e Malit të Zi në misionin e KFOR-it e merr parlamenti malazez, pas nismës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe mendimit të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, të kryesuar nga presidenti i vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Ne nuk mund t’i përgjigjemi njërit-tjetrit me...''

Gjukanoviç: Si duhet t’i përgjigjemi nacionalizmit serb?