MENU
klinika

“Kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit”

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Kuçovë

21.05.2021 - 11:50

Përplasje janë shënuar sot në Kuçovë, ku banorët e fshatit Lumas janë konfrontuar me policinë pasi kundërshtojnë projektin në burimin e Sinecit.

Banorët janë kundër shfrytëzimit të ujit të burimit për një ujësjellës të bashkisë.

Banorët e Lumasit kanë bllokuar punën e mjeteve të firmës, duke bërë që të pezullohet puna dhe të ketë përplasje me policinë. Paraprakisht raportohet për një person të lënduar.

Sipas banorëve projekti është bërë pa u konsultuar me ta dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.

Po ashtu ata pretendojnë se burimi përdoret prej shekujsh për vaditjen e tokave dhe për kafshët dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit.

Mësohet se banorët kanë hartuar një peticion dhe do të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duan të shfrytëzojnë ujin e burimit për biznes"

Banorët e fshatit Lumas protestojnë kundër ujësjellësit