U deshën 19 vjet zhgënjime, dështime, riparime, rënie dramatike dhe ngjitje të lodhshme, por tani Venezia është kthyer në Serie A. Gjithcka e vulosur nga një gol nga Bocalon në minutën e 93-të, që i shënon Elhan Kastratit, për të vendosur fundin e një makthi që filloi në 2002.
Venezia kishte fituar takimin e parë 1-0 në fushën e Cittadella-s dhe vinte favorite në kthim, por në minutën e 26-të Proia për miqtë surprizon lagunarët. Situata bëhet edhe më dramatike kur Mazzochi në 36’ merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Venezian me 10 vetë.
Në limitet e ndeshjes, kur Cittadella po sulmonte për të gjetur golin e ngjitjes në Serie A, ndodh e kundërta, janë vendasit ata që shënojnë. Përfundon 1-1 dhe Venezia festoi.
WE’RE BACK! 🟠⚫️🟢 pic.twitter.com/WXvH2PfnLw
— Venezia FC (@VeneziaFC_EN) May 27, 2021