Aktori i famshëm i “Fast and Furious”, Paul Walker, u nda nga jeta 6 vite më parë si pasojë e një aksidenti, ndërsa humbja e tij la një dhimbje të thellë tek miqtë dhe familjarët.
Së fundmi, ishte Vin Diesel ai që e kujtoi mikun e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa ndau një moment mjaft emocionues të realizuar me Paul gjatë setit të “Fast & Furious”.
Ai shkroi një mbishkrim mjaft të ndjerë krahas fotos, ku zbuloi se këtë foto ia kishte dërguar vajza e Paul, Meadow.
“Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar … Gjithmonë”, shkroi Vin krahas fotos.
Vin Diesel, i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së Walker që prej largimit të tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow.
Para disa kohësh, Meadow festoi 21-vjetorin e lindjes, ndaj Diesel gjeti rastin t’i tregojë edhe njëherë se sa krenar ndihet për të.
Aktori publikoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe krahas saj shkroi fjalët e bukura për 21-vjeçaren:
“Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhi Vini”– janë fjalët e tij në postim.