Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Librazhd ku një 56 vjeçar ka vrarë me sopatë bashkëshorten dhe më pas ka varë veten në pemë ishte një krim që na ka tronditur të gjithëve.
Banorët e fshatit i njihnin si familje e urtë dhe pse një pjesë e tyre theksojnë se problemet dhe dhuna mes çiftit ka qenë prezente.
Ish kryetar i fshatit Librazhd Katund (2011-2016) nga fshati viktimës Menturie Rruplli (Bici), Bujar Kojku në një prononcim në media bën me dije se ngjarja e rëndë është një ngjarje e paralajmëruar dhe se policia ka fajin kryesor.
Sipas tij në një nga denoncimet e bëra, autori dhe viktimë njëkohësit Qemal Bici ka theksuar se do e vrasë bashkëshorten e tij.
“Unë i njoh shumë mirë si familje kanë qenë të rregullt dhe me parametra të shkëlqyera. Nëna e saj shpesh herë më ka thënë se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së saj, por që nuk ka gjetur mbështetje. Ekzekutori në komisariat ka deklaruar se do e vrasë bashkëshorten dhe nuk është marrë asnjë masë. Ai ka kryer një krim makabër dhe shteti nuk ka reaguar. Policia është apolitike”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në kohën që ka qenë kryeplak nëna e Menturies shpesh herë I ka thënë se e bija dhunohej nga bashkëshorti i saj por organet kopetente dhe policia nuk marrin masat që duhen.
“Nëna e viktimës nga 2011 deri në 2016 kur isha kryeplak, nëna e viktimës vazhdimisht më njoftonte se kishte probleme dhe ka denoncuar në polici por nuk ka pasur mbështetje. Policia e merrte në pyetje dhe më pas lihej i lirë. Tashmë është e dukshme se pasojat janë të hershme. Nisur nga gangrena që ka vuajtja ka pasur në Dragostunjë dhe duke parë se fshati I saj ishte një fshat armiqësor me të ku nuk gjeti mbështetje dhe as nga mungesa e marrjes së masës nga policia kemi sot dy viktima. Nuk ka ku të shkojë më keq familja shqiptare, duke u goditur familja goditet dhe shoqëria, në horizont nuk duken ditë më të mira por më të këqija”, është shprehur ndër të tjera.
Ndërkohë të dhënat e deri më tanishme bëjnë me dije se ky është një krim që mund të ketë ardhur për arsye xhelozie. Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër.
Çifti kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit. Ai mësohet se pak para krimit, po pinte një kafe disa kilometra larg banesës, ndërsa kur është kthyer është përballur edhe me tragjedinë në fjalë. Ka qenë pikërisht djali i vogël i familjes ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur të vdekur të dy prindërit.