01.07.2021 - 12:49
Rrjeti i njohur social, Instagram, pritet të ndryshojë shumë shpejt veçorinë e shpërndarjes së lidhjeve nëpër storie. Deri tani të drejtën për shpërndarje të “linkeve” në storie e kanë pasur vetëm llogaritë e verifikuara apo ato me mbi 10 mijë ndjekës. Ndërsa tani po testohet për të gjithë përdoruesit.
Shefi për produkte në Instagram, Vishal Shah, ka thënë se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në atë nëse përdoruesit po shpërndajnë mashtrime apo lajme të rreme.
Ai ka shtuar se shpërndarja e lidhjeve do të jetë e limituar vetëm te storiet. Shah ka thënë se nuk është në plan që kjo veçori të bëhet edhe për postimet normale në çfarëdo hapësire tjetër të aplikacionit.