Quajeni Evropianin e rekordeve. Jo se Anglia fitoi 4-0 ndaj Ukrainës dhe kaloi në gjysmëfinale, por sepse të paktën 3 rekorde u vendsoën në ndeshjen e luajtur në Romë. Tre Luanët do të përballen me Danimarkën të mërkurën.
Anglia gjeti goli shumë shpejt. Katër minuta i mjaftuan Anglisë. Ishte Harry Kane që shënoi për Tre Luanët. Ylli i Spurs kapi në befasi mbrojtjen ukrainase dhe nuk fali. Anglia pati edhe dy mundësi të mira, por portieri ukrainas u kundërpërgjigj mirë. Ukraina ishte e paqartë në daljet e saj.
Me të nisur e dyta, Maguire gjen golin e dytë pas një goditje të bukur me kokë. Luke Shaë perfekt me atë krosim. Pas 4 minutash është sërish Shaë që kroson dhe Kane nuk fal me kokë, duke cuar shifrat në 0-3. Tre gola për kapitenin anglez në këtë Evropian.
Në 63’ vjen edhe goli i katërt. Pas një goditje këndi, Henderson shmanget bukur dhe realizon me kokë. Goli i parë për të me kombëtaren angleze pas 61 paraqitjesh, duke filluar nga viti 2010.
Kurrë më parë nuk ishin realizuar 3 gola me kokë në një ndeshje Evropiani. Shkon në 30 gola me kokë Euro 2020, një tjetër rekord. Ndërsa mesatarja e golave arrin 2.80, sërish një rekord.
Pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol në një kompeticion madhor për Anglinë. Kurrë më parë nuk ishte arritur kjo. Katër fitore, 1 barazim dhe 8 gola të shënuar, një bilanc për t’u pasur zili.