MENU
klinika

Euro 2020

Pesë fitore radhazi dhe jo vetëm, rekordet e Italisë

04.07.2021 - 14:51

Italia vijon të mahnisë të gjithë me paraqitjet në Euro 2020. Axurrët e bënë këtë edhe ndaj Belgjikës. Dhe këtë e tregojnë shifrat dhe rekordet që vendosen axurrët në sfidën e fundit.

Italia stabilizoi serinë më të gjatë të fitoreve, me 15 të tilla mes kualifikueseve dhe fazës finale të një Europiani. Plot 90 gola për Italinë e Roberto Mancini-t, që tani ka arritur atë të Arrigo Sacchi-t.

Goli i Lorenzo Insigne-s ishte i 11-ti për Italinë në këtë “Euro 2020”: rekord absolut për “Axurrët” në një Europian të vetëm, ndërsa herën e fundit që kanë shënuar më shumë në një kompeticion madhor ka qenë në Botërorin e 2006-ës (12). Por Italia mund ta arrijë ose thyejë këtë në ndeshjen gjysmëfinale.

Kombëtarja axurre ka shënuar 5 gola me mesfushorë: asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë në këtë Evropian. Ndërsa secili nga 6 golat e Nicolo Barrella-s me Italinë është shënuar në pjesën e parë.

Sfida ndaj Belgjikës ishte e 50-a e Ciro Immobile-s me fanellën e kombëtares italiane, ndërsa e 100-a si titullar për Leonardo Bonuccin. Është lojtari i 8-të që arrin këtë kufi. Italia ka aktivizuar 25 lojtarë në këtë Evropian, si asnjë skuadër tjetër. Vetëm portieri i tretë Meret nuk ka marrë minuta.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon