Xherdan Shaqiri shënoi gol në fazën çerekfinale kundër Spanjës, por për fatin e keq e tij, Zvicra u eliminua. Megjithatë, në aspektin personal ai është vlerësuar përsëri.
UEFA publikoi emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Evropianit, teksa shihet qartë një dominim i “3 Luanëve” në formacion. Në portë më i miri u shpall Jan Sommer i Zvicrës, i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës.
Në mbrojtje rreshtohen Cufal (Çeki), Maguire (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Luke Shaw (Angli). Në mesfushë, në qendër, rreshtohet Delaney (Danimarkë) dhe Shaqiri (Zvicër), ndërsa nga krahët Jadon Sancho (Angli) dhe Lorenzo Insigne (Itali).
Sulmi ndahet mes Harry Kane (Angli), i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë). Shpresohet që Shaqiri të jetë edhe në formacionin më të mirë të Euro 2020, edhe pse do të jetë e vështirë.