MENU
klinika

Euro 2020, gjysmëfinalja

Itali-Spanjë, quajeni klasikja e Evropianit

04.07.2021 - 18:00

Mes Italisë dhe Spanjës janë luajtur 37 sfida, nga 11 herë ka fituar secila dhe 15 barazime. Baraspeshë totale. Por gjysmëfinalja e Itali-Spanjë është edhe një klasike e Kampionatit Evropian.

Të dy ekipet kombëtare janë takuar gjithsej gjashtë herë dhe është turneu i katërt kontinental radhazi që kjo sfidë do të zhvillohet në fazën e nokautit, me Spanjën që kaloi raundin në 2008 dhe fitoi finalen e Euro 2012, para se Italia ta eliminonte në 2016. Kombëtarja axurre ka fituar të pesë ndeshjet e luajtura në Euro 2020 dhe është skuadra e vetme me sukses 100%.

Vetëm në Kupën e Botës ’90, italianët fitonin më shumë ndeshje në një turne të vetëm të madh ndërkombëtar gjashtë të tilla, por mund ta barazojnë ose kalojnë në fitojnë turneun.

Në krahun tjetër, Spanja ka arritur në gjysmëfinale të një Kampionati Evropian për herë të tretë në katër edicionet e fundit, dështoi vetëm në 2016.

Përveç kësaj, iberikët e kanë fituar turneun në secilin nga dy rastet e fundit që kanë arritur në gjysmëfinale, në 2008 dhe 2012. Spanja ka humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit në stadiumin e Londrës. U eliminua nga Euro 1996 në Wembley, duke humbur me penallti ndaj Anglisë që pret.

Asnjë skuadër nuk ka përfituar më shumë autogola se Spanja në historinë evropiane, tre të tillë. Për më tepër, të tre autogolat e shënuar në favor të Spanjës janë arritur në Euro 2020.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon