MENU
klinika

Në ’92 nuk ishte as Italia, triumfoi Danimarka

Kur Spanja mposhti Shqipërinë 9-0, nuk u kualifikua në Evropian…

04.07.2021 - 21:45

Spanja vuajti shumë në ndeshjet me eliminim direkt në Euro 2020, duke i zgjidhur sfidat në shtesë, madje të fundit ndaj Zvicrës me penallti. Por nëse iberikët janë në ditë mirë, ata shpërthejnë me gola.

Rasti më i fundit ishte ndaj Sllovakisë, teksa Spanja fitoi 5-0, teksa kishte marrë dy barazime në fazën në grupe. Furia e kuqe nuk ndalet nëse të vë për poshtë.

Këtë e provoi edhe Gjermania një vit më parë, teksa u mposht 6-0, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Edhe Shqipëria e ka provuar forcën e Spanjës. Përveçse nuk ka fituar asnjë ndeshje, kuqezinjtë humbjen më të thellë në ndeshje zyrtare e kanë pikërisht ndaj spanjollëve.

Në eliminatoret e Euro 92’, Spanja mposhti 9-0 kombëtaren shqiptare, sfidë e luajtur në Sevilla më 19 dhjetor 1990. Butrageno shënonte 4 gola. Gjithsesi, Spanja nuk arriti të kualifikohej në Evropian, teksa në 92 mungoi edhe Italia. Për ironi të fatit, Danimarka u shpall kampione e Evropës në vitin 1992.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon