MENU
klinika

"Lënda djegëse azzure"

Barrella, Verratti dhe Insigne, “gjigantët” e Italisë

05.07.2021 - 13:25

Italia përballoi edhe Belgjikën, një nga skuadrat me më shumë muskuj jo vetëm duke iu referuar Lukakut. Po bëjmë një renditje: Barella, Verratti dhe Insigne, respektivisht 175, 165 dhe 163 cm.

Ndërsa mesatarja belge ishte e përbërë nga Witsel, 1.86 cm, ndërsa përjashtimi është Tielemans me vetëm 1.76. Insigne kishte përballë Meunier me 191 centimetra dhe Alderweireld me 187. Davidi kundër Goliathit, por në futboll treshja shtashkurtëre italiane u tregua gjigante.

Barella, Verratti dhe Insigne ishin lënda djegëse e axurrëve në Mynih, krijues dhe interpretues në të njëjtën kohë. Centimetrat e pakta nuk i ndaluan të bëjnë kilometra të shumta.

Po ndaj Spanjës, çfarë do të ndodhë? Verrati kundër Busquets, Barrella ndaj Pedrit, Insigne në dyluftim me Azpiliqueta, sërish më pak centimetra në lartësi.

Po fundja, treshja azzure luan vetëm poshtë, nuk janë ata për luftën në ajër. Mancini për këtë punë ka Bonuccin, Chiellinin e ndonjë tjetër. Mbrëmja e së martës do të na tregojë nëse shtatlartësi ka rëndësi apo jo.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon