10.07.2021 - 15:50
Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kërpaç.
Mësohet se një minibus ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar e nëntë të tjerë janë plagosur.
Nga raportimet e para thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vendi ku ka rënë minbusi dhe po transportohen për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndërkohë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.