MENU
klinika

Tokyo 2020

Një gjyshe dhe një fëmijë, dy anët e Olimpiadës

22.07.2021 - 10:46

Në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” mund të garohet në çdo moshë nëse arrin të kualifikohesh. Personi më i vjetër në moshë në Olimpiadën japoneze që nis nesër është 66-vjeçarja australiane Hanna Mary, e cila garon në sportin e hipizmit.

Ndërsa sportistja më e vogël është 12-vjeçarja Hend Zaza, që garon për Sirinë në sportin e pingpongut. Gjyshja Hanna, siç njihet ndryshe 66-vjeçarja australiane, ka 3 nipër dhe së shpejti pret edhe një të katërt.

Ajo vjen nga një familje me tradita në sportin e hipizmit dhe arriti për herë të parë të jetë në një Olimpiadë. Ajo është sportistja më e vjetër që përfaqëson Australinë në historinë e Lojërave Olimpike.

Ndërsa sportistja më e vogël është 12-vjeçarja siriane Hend Zaza, e cila vjen nga qyteti i Hama, tashmë i shkatërruar nga lufta civilie në këtë vend. Me një raketë pingpongu në dorë ajo ka mposhtur frikën e bombave të luftës dhe përfaqëson shpresën në këtë Olimpiadë.